​Ambasada Amerikane vendos pankartën “Të bashkuar me Ukrainën”

Aktuale

​Ambasada Amerikane vendos pankartën “Të bashkuar me Ukrainën”

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 09:20
​Ambasada Amerikane vendos pankartën “Të bashkuar me Ukrainën”

Ambasada Amerikane në Kosovë në dy vjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ka vendosur një pankartë në objektin e kësaj ambasade ku shkruante “Të bashkuar me Ukrainë”.

Në postimin e Ambasadës thuhet se nuk do ta pranojnë agresionin e Rusisë.

“Ne nuk mund dhe nuk do të pranojmë agresionin e Rusisë: ai është një sfidë themelore dhe e papranueshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj”, ka shkruar Ambasada Amerikane në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat