Bajqinovci lajmërohet nga veriu, shfaqet pranë biznesit të Radoiçiqit - ky është mesazhi i tij

Aktuale

Bajqinovci lajmërohet nga veriu, shfaqet pranë biznesit të Radoiçiqit - ky është mesazhi i tij

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 16:06
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është lajmëruar sot me një video nga veriu i vendit, pikërisht në afërsi të një prej bizneseve të Milan Radoiçiq në Mitrovicë të Veriut që ishte bastisur kohë më parë nga Policia e Kosovës.

Bajqinovci ka thënë se rrugët e asaj pjese dikur kontrolloheshin nga “Rojat e Urës”, derisa sot rrugët janë të lira.

Deputeti i VV-së ka thënë se Kosova po forcohet edhe në veri të vendit, pasi janë vendosur targat RKS, banorët e asaj pjese janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet.

“Shteti i Kosovës po forcohet edhe në këtë pjesë të territorit duke e shtrirë sovranitetin. U vendosën targat RKS, banorët e veriut janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet”, dëgjohet tek thotë Bajqinovci.

Ai tutje thotë se edhe përkundër gjithë sulmeve ndaj institucioneve të Kosovës, ka shumë pak të arrestuar, të ndjekur, ndërkohë ka shtuar se për aktakuza as që bëhet fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat