Ministri gjerman uron Kosovën në gjuhën shqipe

Aktuale

Ministri gjerman uron Kosovën në gjuhën shqipe

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 08:58
Cem Ozdemir

Në ceremoninë për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka pasur një mysafir të veçantë.

Për të nderuar festen e organizuar për nder të 17 Shkurtit, prezent ka qenë edhe ministri gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit, Cem Ozdemir.

Madje, ai ka mbajtur edhe një fjalim në këtë ceremoni, ku në gjuhen shqipe ka uruar Kosovën për ditën historike.

“Rroftë Pavarësia e Kosovës”, ka thënë ai në fund të adresimit të tij.

Videon e urimit të zyrtarit gjerman në profilin e tij në “Facebook” e ka postuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Ai ka vlerësuar se Kosova është e bekuar me miqësinë tradicionale dhe historike me shtetin dhe popullin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat