Kryeministri i Maqedonisë flet për storien e “atentatit” ndaj Kurtit

Aktuale

Kryeministri i Maqedonisë flet për storien e “atentatit” ndaj Kurtit

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 08:49
Albin Kurti

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka folur edhe një herë mbi raportimet, më konkretisht mbi raportimin e Radiotelevizionit Publik të Kosovës mbi një përgatitje të një atentati të mundshëm ndaj kryeministrit Albin Kurti derisa ky i fundit po qëndronte atje.

Xhaferi në “Kallxo” ka deklaruar se fillimisht, çështja ishte për të ardhur keq që ky lajm u publikua përmes mediumut publik shtetëror.

Ai e ka bërë të qartë se nga të dhënat që ka, e për të cilat thotë se janë të verifikuara, një paralajmërim i tillë “nuk ka pasur të bëjë me realitetin”

“Çështja ishte për të ardhur keq se përmes mediumit public shtetëror, jepet informacion për gjoja përgatitje, inskenim të një atentati të mundshëm. Sipas të dhënave që kam, që janë të verifikuara, jo vetëm si kryeministër, nuk ka të bëjë me realitetin. Çështja ka të bëjë me faktin që derisa ka qenë në rrjedhë Këshilli i Sigurimit në OKB, në rrjete sociale, që gati çdo ditë ndodhë, individë të caktuar kanë postime të asaj natyre, në forme të një “kanosje”.” – ka thënë ai.

Tutje, Xhaferi ka treguar se ka pasur komunikim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut para vizitës, por kjo sipas rregullave dhe protokollit që bëhet zakonisht në raste të vizitave.

“Informacionet e mija flasin se ka pasur korrespodencë institucionale mes AKI-së në Kosovë dhe shërbimeve përkatëse të Maqedonisë së Veriut, ka pasë komunikim që është protocol për përgatitje për paralajmërime që kryeministri do të qëndrojë në Shkup, dhe sipas rregullave merren të gjitha masave, dhe rezultoi që në RMV, praktikë dhe kudo në botë, ka status dhe protokoll të veçantë të sigurisë së shtuar dhe institucionet përkatëse në Maqedoni kanë paralajmëruar edhe qytetarët në cilën kohë do të ketë dhe është kërkuar nga qytetarët të respektojnë kërkesat e personave zyrtare.” – ka thënë ai.

Në fund, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se kjo gjë, mund t’i ketë shkaktuar dëme AKI-së.

“Unë e kam thënë edhe në paraqitje paraprake se kjo çështje i ka shkaktu më shumë dëm vet AKI-së për besueshmërinë e shkëmbimit të informative dhe komunikimit në të ardhmen.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat