Kritikat për njëanshmëri në dialog, Serbia dhe Kosova “i japin duart” Lajçakut - ja kur mund të nisë punën ndërmjetësi i ri

Aktuale

Kritikat për njëanshmëri në dialog, Serbia dhe Kosova “i japin duart” Lajçakut - ja kur mund të nisë punën ndërmjetësi i ri

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 08:17
Miroslav Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pas zgjedhjeve në Bashkimin Europian do të ketë ndërmjetës të ri që do ta marrë përsipër dialogun Kosovë-Serbi. Prandaj, ajo tha se këta muaj deri në zgjedhje janë vendimtarë për këtë proces. Osmani konfirmoi se kjo i është thënë dhe nga vetë Lajçak.

“Janë disa muaj vendimtarë në dialog, sepse në maj janë zgjedhjet në BE. Pas zgjedhjeve në BE do të kemi komisionerë të rinj, zyrtarë të rinj, të cilët do ta marrin përsipër procesin e dialogut.

Sipas të gjitha gjasave dhe ndërmjetësues të ri nga ajo që më është thënë nga vetë Lajçak, i cili e ka mandatin deri diku në gusht, në mos gabofsha”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se procesi i dialogut mes dy vendeve është "goditur" nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, ku ndërkombëtarët kanë pasur kritika të forta për Prishtinën.

Sakaq, Emërimi i Mirsolav Lajçakut në prill të vitit 2020, ngjalli reagime të shumta në Kosovë. Gjithçka nisi pas një deklaratë të ish presidentit Hashim Thaçi, i cili në atë kohë refuzoi të merrte pjesë në negociatat e udhëhequra nga përfaqësuesi special i ri i BE-së.

Thaçi pati deklaruar se “misioni i Lajçakut është i paracaktuar të dështojë”, për shkak të angazhimit të tij si ish-ministër i Jashtëm sllovak.Ndonëse jo prej fillimit, gjatë rrugëtimit të tij si kryeministër edhe Albin Kurti ka shprehur pakënaqësi për punën e Lajçakut në procesin e dialogut.Në shtator të vitit 2023, Kurti në një konferencë për media e akuzoi Lajçakun se ishin koordinuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për zbatimin gjysmak të Marrëveshjes së Ohrit. Qëndrimin e Lajçakut, Kurti e quajti edhe goditje ndaj Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat