Me ligj ndryshojnë rregullat e trafikut rrugor, Aliu jep detaje

Aktuale

Me ligj ndryshojnë rregullat e trafikut rrugor, Aliu jep detaje

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje pas miratimit në shqyrtim të dytë të Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Sipas tij, nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor.

“Nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor dhe meqenëse Ligji Aktual ka zbrazësia ligjore si në aspektin e harmonizimit me AQUIS të BE-së, si në ato të Konventave Ndërkombëtare, si Konventa e Gjenevës (1945) dhe Vjenës (1968) për Trafikun Rrugor, në mungesë të anëtarësimit në këto dy Konventa, në vijim janë paraqitur ndryshimet e domosdoshme nëpërmjet këtij Projektligji”, theksuar ai.

Aliu ka përmendur edhe ndryshimet që janë bërë në përmes këtij Projektligji.

“ Transpozon pjesërisht Direktiven 2015/413 të datës 11.03.2015 që ka të bëjë me lehtësimin e shkëmbimit të informative ndërkombtare në çështjet e gjobave të lidhura me sigurinë në trafik; Në përgjithësi janë rritur shumat e gjobave për kundërvajtje në trafik. Kundërvajtjet në trafik janë të përshkallëzuara; Janë të përcaktuara dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun e trotineteve elektrike. Dispozitat që rregullojnë veprimet në autoudhë ku parashihen ngritjet e gjobave për shkak të rrezikshmërisë. Dispozitat për drejtimin e mjetit motorik ku janë përshkallëzuar gjobat pa patentë shoferë dhe me patentë shofer jo valid. Përcaktimi i përdorimit të video incizimeve si provë e shkeljeve nga pjesëmarrësit në trafik. Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave elektronike; Bartja e përgjegjësisë tek pronari i automjetit, për rastin kur nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor; Dispozitat e veçanta ndaj shoferëve që ndotin rrugën me rrotat me baltë nga rruga e dheut, vend-punishtja dhe çfarë do materiali që e ndotë rrugën; Rregullimi i dispozitave lidhur me çështjen e masës mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik” për përsëritësit e shkeljeve. Pasojat juridike të dënimeve janë rregulluar në mënyrë të detajuar”, ka shkruar Aliu në një postim në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat