“Turp, turp” - Haki Abazi vendos një mbishkrim në foltoren e Kuvendit

Aktuale

“Turp, turp” - Haki Abazi vendos një mbishkrim në foltoren e Kuvendit

Nga: Bota sot Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 17:19 më 22.02.2024
Kuvendi i Kosovës

Përfundon seanca e Kuvendit, miratohen disa projektligje

Ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës pas shqyrtimit të disa prej 30 pikave, të cilat kishin mbetur të papërfunduara nga seancat e 8 dhe 14 shkurtit.

Pjesa tjetër e mbetur, do të trajtohet në një seancë të ardhshme.

Gjatë kësa seance, Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ky projektligj garanton sistem të integruar të arkitekturës së sigurisë dhe rrit nivelin e gatishmërisë për t’i dalë ballë rreziqeve.

“Përmes këtij projektligji do të rregullohet mënyra e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të strukturave të sigurisë”, ka thënë Sveçla.

​Kuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për noterinë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një sërë projektligjesh në lexim të parë në seancën e sotme.

Të zgjedhurit e popullit, me 61 vota pro, dhanë dritën e gjelbër për Projektligjin për noterinë, Projektligjin për rininë, Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues dhe Projektligjin për ndryshimin e ligjeve që përmbajnë procedura të administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë.

Në anën tjetër, me propozim të PDK-së u tërhoq nga votimi projekt-rezoluta për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.

Kuvendi po vazhdon punimet, ku në rend të ditës janë një mori pikash të mbetura nga seancat e kaluara.

Ky ishte deputeti i VV-së që pamundësoi votimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kritikuar sot një deputet të Vetëvendosjes se nuk po merr pjesë qëllimshëm në votim në mënyrë që të mos kalohet në votim Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Bëhet fjalë për deputetin e Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

“Një deputet nga mazhoranca qëllimshëm nuk po voton, e provojmë edhe herën e tretë dhe pastaj e lëmë këtu”, tha Konjufca.

Këtu reagoi Rrahmani që i tha Konjufcës se pse nuk po ia përmend emrin.

Ndërkaq kryekuvendari tha se e përmendi vetëm për të treguar teknikisht se pse spo arrihet të kalojë pika e rendit të ditës.

“S’kam nevojë me ta përmend emrin bre, pse çka, s’kam nevojë me të përmend emrin. Kjo është për me e kuptu teknikisht çka po ndodhë. Jo jo deputetë e kanë shpjeguar të gjithë pozicionin e vet e nuk kemi nevojë me i gjyku fare. Këto janë përcaktime të lira qysh donë deputetët. Teknikisht posë s’po mundemi të votojmë është kjo, tash nëse nuk funksionoi e lëmë këtu. Nuk ka diçka të veçantë na ka ndodhur plotë herë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca thotë se një deputet i VV-së qëllimshëm nuk po voton, replikon me të

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kritikuar një deputet të Vetëvendosjes se nuk po merr pjesë qëllimshëm në votim në mënyrë që të mos kalohet në votim Projektligji për shëndetin riprodhues he fertilizim të asistuar mjekësor.

“Një deputet nga mazhoranca qëllimshëm nuk po voton, e provojmë edhe herën e tretë dhe pastaj e lëmë këtu”, tha Konjufca.

Këtu reagoi deputeti në fjalë të cilit Konjufca nuk ia përmendi emrin.

“S’kam nevojë me ta përmend emrin bre, pse çka, s’kam nevojë me të përmend emrin. Kjo është për me e kuptu teknikisht çka po ndodhë. Jo jo deputetë e kanë shpjeguar të gjithë pozicionin e vet e nuk kemi nevojë me i gjyku fare. Këto janë përcaktime të lira qysh donë deputetët. Teknikisht posë s’po mundemi të votojmë është kjo , tash nëse nuk funksionoi e lëmë këtu. Nuk ka diçka të veçantë na ka ndodhur plotë herë”, ka thënë Konjufca.

Shtyhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Është shtyrë për një seancë të radhës shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kjo pasi deputetët nuk votuan për amendamentet e propozuara nga deputeti i LVV-së, Visar Korenica.

Konjufca tha se kjo pikë shtyhet për një seancë tjetër, kurdo që vendos Kryesia.

Pas katër tentimeve, ky projektligj është miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës në tetor të vitit të kaluar.

Ky projektligj ka nxitur debat në vend që kur u prezantua për herë të parë para deputetëve. Disa deputetë të pushtetit patën dalë kundër e duke nxitur edhe reagime të organizatave joqeveritare.

Projektligji parasheh që shërbimi IVF të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tash mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.

Ishte tentuar të miratohej tre herë të tjera, por nuk kishte marrë vota të mjaftueshme.

Miratohet në lexim të dytë projektligji për rregullat e trafikut rrugor

Është miratuar sot në shqyrtim të dytë projektligji nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor.

Për miratimin e këtij projektligji votuan 61 deputetë.

“U shua një 4 katër vjeçare, turp” – Haki Abazi vendos një mbishkrim në foltoren e Kuvendit

Deputeti i Pavarur, Haki Abazi, ka vendosur një fletushkë në foltorën e Kuvendit për rastin e vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë.

“U shua një 4 vjeçare. Turp, turp, turp”, shkruan në mbishkrim.

Familjarët e katërvjeçares i kanë akuzuar mjekët për neglizhencë, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast.

Miratohet në shqyrtimi të dytë projektligji për metrologji

Është miratuar në shqyrtimi të dytë Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se për miratimin e këtij projektligji votuan 61 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Nuk ka kuorum për votimin e projekligjit për verërat

Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e seancës plenare  nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm sa i përket votimit të amendamenteve të projektligjit për verërat.

Ndërsa në pikën tjetër, Kuvendi  e miratoi edhe Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit  për Meteorologjinë.

Gjithsej 61 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kuvendi sot mban seancë plenare

Sot do të vazhdojë seanca plenare me pikat e papërfunduara.

Në rend të ditës do të jenë 30 pikat e papërfunduara të seancave të datës 8 dhe 14 shkurt.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat