Kastrati i PDK-së i ashpër me Kurtin: Është komunist i rrezikshëm, ka lexuar literaturë anti-amerikane

Aktuale

Kastrati i PDK-së i ashpër me Kurtin: Është komunist i rrezikshëm, ka lexuar literaturë anti-amerikane

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 21:52
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, “është një komunist i rrezikshëm”, pasi sipas tij, ka “lexuar skajshmërish veç literaturë anti-amerikane”.

Këto akuza ndaj kryeministrit, Kastrati i deklaroi gjersa po komentonte luhatjen e partneriteti mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës – për shkak të mos-koordinimit për çështjen e dinarit.

“Sepse u pa që jo vetëm me pas të drejt mundesh me implementu, por duhet me pas dikën me të ‘backup’, dikën mbas shpine që të ndihmon me iplementu këtë vendim e ata janë SHBA—ja. E tash pse i bën këto poteza Albin Kurti duhet me pyet Albin Kurtin. Unë i kam përgjigjet e mija, unë mendoj që Albin Kurti është një komunist i rrezikshëm, është një majtistë radikalë që ka lexuar literaturë veç kështu skajshmërish radikale majtiste në kontingjentin e të cilës ka vetëm anti-amerikane…”, ka thënë Kastrati në “Debat Plus”.

Kastrati ka theksuar se të tjerët në VV përveç, Kurtit, Dejona Mihalit dhe Boiken Abazit, janë kukulla që dirigjohen nga këta të fundit.

“Aty e ke Dejona Mihain, aty e ke Bojken Abazin, krejt kësi janë, këta të tjerët janë sikur ato kukullat me tele që i dirigjojnë këta. S’ka nur tre numër katër në VV, ‘one man show’ ky edhe Dejona e ata tjerët. Sepse me u çu me lu me pushtetin e nervat e amerikanëve, nuk më intereson çka kanë bërë në Vietnam… na duhet me falenderu këtë gjeografi ku kemi qëllu dhe në kuadër të interesave të mëdha të tyre strategjike, na mini-interesin tonë e kemi realizuar, ndryshe kishim qenë si palestinezët e kurdët”, ka shtuar deputeti i PDK-së.

Gjithashtu, në “Debat Plus” ai e ka cilësuar kryeministrin,  Kurti, si “njeri të kobshëm”.

“E kam thënë që Albin Kurti është njeri i kobshëm, sepse në çdo kauzë të tij njerëzit janë vrarë rrugëve. Ky neve na ka njoftu me gjakun nëpër rrugë, nëpër sheshe” ka thënë Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat