Zemaj kritikon VV-në: Edhe pak iu ka mbetë me udhëheq me shkopin e diktatorit

Aktuale

Zemaj kritikon VV-në: Edhe pak iu ka mbetë me udhëheq me shkopin e diktatorit

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:12
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar partinë në pushtet për “kapje” të institucioneve të pavarura publike.

Dhe sipas Zemajt, Lëvizjes Vetëvendosje, i ka mbetur “edhe një pjesë e drejtësisë pa e kapur” dhe pastaj “me shkopin e diktatorit me udhëheq” .

Ai ka kritikuar deputetët e mazhorancës për nënshtrim nga jashtë, e, në këtë ndikim s’bëjnë pjesë as Kushtetuta e as populli që i ka zgjedhur.

“Ne kemi thënë që kemi interferim në vendimmarrje të deputetëve të Kuvendi të Kosovës, sidomos  të mazhorancës. Kemi pa që diskutimet orientimet, votimet diktohet nga jashtë… deputetët me Kushtetutë e japin betimin se janë të praruar pavarësisht se vijnë si konjekturë e një subjekti politik. Me Kushtetutë edhe me ligj i nënshtrohen vetëm popullit.

S’po rezistojnë (ndaj këtij ndikimi) dhe për këtë arsye nuk e ki asnjë institucion të pavarur që funksion normal në RKS. Ose ka mbetët me ushtrues detyre, ose ka mbetë i emëruar i vetëshkarkuar ose i shkarkuar nga të njëjtit njerëz ose me ndërhyrje eklatante që quhen në vendimmarrjen pavarur ka mbetë edhe një pjesë e drejtësisë pa e kapur që ne e quajmë dhe me atë shopin e diktatorit me udhëheq siç sikur se që po pretendojnë. Dhe kjo është që ne e quajmë shqetësim…”, ka thënë Zemaj në “FIVE”.

Zemaj ka thënë se akuzuar VV-në se ka futur duart edhe në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

“BQK-ja udhëhiqet nga ndërhyrjet që janë parë direkt të VV-së. Edhe të përzgjedhur edhe anëtarët e bordit kanë një lidhje dhe një adresë politike, VV-në. Nuk ka qenë gjithmonë kështu”, ka shtuar Zemaj.

Orientimi i Kosovës, theksoi Zemaj, duhet të jetë shqetësim edhe për qytetarët.

“Orientimi i Kosovës është shqetësimi me i madh që duhet çdo qytetar normal, jo për ata që nuk jetojnë këtu”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat