Liberalizimi i vizave, zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës: Më shumë po dalin, se sa po vijnë njerëzit në Kosovë

Aktuale

Liberalizimi i vizave, zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës: Më shumë po dalin, se sa po vijnë njerëzit në Kosovë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:48
Aeroporti Adem Jashari

Kur po bëhen dy muaj nga hyrja në fuqi e vendimit të vendeve të Shengenit, Valentina Gara zëdhënëse në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se liberalizimi i vizave në Kosovë ka ndikuar pozitivisht sa i përket fluturimeve të qytetarëve të Kosovës drejte vendeve të Bashkimit Evropian.

Por nga ana tjetër, ajo bëri me dije se ka një numër më të madh të personave që dalin nga Kosova se sa të atyre që futen në këtë shtet.

“Lëvizja e qytetarëve të Kosovës, përmes aeroportit ka ardhur duke u shtuar. Por mund të themi që më shumë dalin nga Kosova se sa futen. Ndërkaq kjo lëvizje duhet parë si përparësi për qytetarët tanë.

Sa i përket vendimit për liberalizimin e lëvizjes së lirë është një veprim i duhur, por që s' mund të keqpërdoret nga qytetarët”, theksoi ndër të tjera zëdhënësja në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat