​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

Aktuale

​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:19
Albin Kurti

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar me dyer të mbyllura të mërkurën në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së. Pas përfundimit të mbledhjes, anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Sali Zyba, tha se është diskutuar edhe për pretendimet për planifikim të atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij javë më parë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, Zyba nuk pranoi të jap detaje nga ky diskutim, derisa tha se kjo çështje është e konsumuar dhe s’ka nevojë për alarmim.

Zyba: Ka pasur diskutim edhe për pretendimet për planifikim të atentatit ndaj Kurtit sa ishte në Shkup

“Ka pasur diskutim, por nuk ka diçka të veçantë as porosi as anëtarëve të tjerë të komisionit, meqenëse nuk ka diçka të veçantë nuk është as për alarmim dhe as adresim i këtij momenti... Alarm është tjetër vend por jo këtu. Nga ky komision nuk ka diçka për të ndarë me medie dhe publikun diçka. Më vjen keq është çështje e konsumuar”, theksoi ai.

Kurti më 10 shkurt të këtij viti ka qëndruar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku ishte raportuar në televizionin publik se ndaj tij ishte planifikuar një atentat, një ditë pasi përfaqësoi Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, në të cilën temë diskutimi ishte çështja e rregullores së Bankës Qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat