Gërvalla takohet me zëvendëskancelarin gjerman, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Aktuale

Gërvalla takohet me zëvendëskancelarin gjerman, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 10:32
Donika Gërvalla dhe Robert Habeck

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla është takuar me zëvendëskancelarin gjerman, Robert Habeck në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Me anë të një postimi në X, ajo ka njoftuar se me zyrtarin e lartë gjerman kanë diskuatuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.

“Me zëvendëskancelarin e Gjermanisë Robert Habeck në margjinat e MSC2024.

Shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe theksuam rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tone”, ka shkruar Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat