Qeriqi: 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës festë e zbehtë

Aktuale

Qeriqi: 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës festë e zbehtë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 18:23
Xhevdet Qeriqi

Invalidi i luftës së fundit, Xhevdet Qeriqi i ftuar në emisionin ‘Five’ në Televizionin Dukagjini lidhur me organizimin e festës së 17 shkurtit, ka thënë se kjo festë ka qenë më e ‘zbehtë’ krahasim me vitet e kaluara dhe se Institucionet qoftë ato lokale apo qendrore, duhet të kenë përkushtim dhe angazhim më të madh për të festuar shumë më shumë

“17 shkurti është festa më e rëndësishme e vendit tone dhe e këtij populli, pas një sacrifice të madhe dhe pas gjakut të derdhur të luftetarëve të UÇK-së.

Është një festë e veçantë dhe duhet të ketë përkushtim dhe organizime më të mëdhaja sepse meriton kjo festë të ketë organizime më të madhe. Fatkeqësisht, festa e fundit ka qenë më e zbehtë se vitet e kaluara. Qoftë institucionet qendrore dhe ato locale, duhet të kenë një angazhim më të madh që të festohet shumë më shumë”, është shprehur Qeriqi.

Qeriqi ka shtuar se një nga mënyra e angazhimit të institucioneve për nder të festës, duhet të jetë “organizimi i programeve kulturore  për të mbledhur qytetarët, të cilët kanë dëshirë për të festuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat