​Akuza nga Telekomi: Vendimi i Gjykatës Komerciale i jashtëligjshëm, ka elemente kriminale

Aktuale

​Akuza nga Telekomi: Vendimi i Gjykatës Komerciale i jashtëligjshëm, ka elemente kriminale

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 16:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Menaxhmenti i kompanisë Telekomi i Kosovës ka shprehur dyshime për manipulim në sistemin e drejtësisë, lidhur me vendimin e Gjykatës Komerciale për rastin e 5.7 milionëve, duke e vlerësuar si të jashtëligjshëm, me elemente të qarta siç thuhet kriminale nëpërmjet të cilave synohet t’i bëhet një dëm i pariparueshëm Telekomit të Kosovës.

Kryeshefja ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana në një konferencë për media ka thënë se aktvendimi i fundit i Gjykatës Komerciale, Telekomi i Kosovës është dëmtuar miliona euro nga kontrata me kompaninë Dardafon/Zmobile (me pronar Blerim Devolli).

Ajo tha se ky aktvendim, i marrë nga gjykatësi Hasan Kryeziu, është në kundërshtim me gjendjen faktike dhe në kundërshtim të plotë me vendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë.

Sipas saj, nëpërmjet këtij aktvendimi lihet në fuqi urdhri përmbarimorë i lëshuar në vitin 2019 i cili po hap rrugën për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit dhe grabitjen e shumës prej mbi 5.7 milionë euro të tjera.

Hana theksoi se aktvendimi është marrë në mënyrën tërësisht abuzive nga gjyqtari i çështjes pa u mbajtur asnjë seancë ku do të paraqitej pretendimet dhe provat e tyre, dhe nuk ka caktuar fare ekspertimin financiarë siç është kërkuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Dytë.

Hana: Telekomi në mënyrë të dhunshme është detyruar të paguaj mbi 13 milionë euro më tepër

“Gjatë kohës që Telekomi i Kosovës po e priste ftesën për mbajtjen e seancës përgatitore dhe përzgjedhjen e institucionit që do të bënte ekspertizën financiare, sipas direktivave të Dhomës së shkallës së dytë, me datën 16 shkurt 2024 e pranuam aktvendimin e shkallës së parë të gjykatës komerciale, i marrë në të njëjtin ditë dhe në mënyrë tërësisht abuzive nga gjyqtari i çështjes pa u mbajtur asnjë seancë, ku do të mund të paraqitnin pretendimet dhe provat e tyre dhe pa e caktuar fare ekspertizën financiare siç kërkohet në vendimin e shkallës së dytë. Nëpërmjet këtij aktvendimi lihet në fuqi urdhri përmbarimorë i lëshuar në vitin 2019 i cili po hap rrugën për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit dhe grabitjen e shumës prej mbi 5.7 milionë euro të tjera. Në të gjitha provat dhe faktet e paraqitura në gjykatë është vërtetuar se Telekomi i Kosovës e ka paguar shumën prej mbi 40 milionë euro në emër të vendimit të arbitrazhit i cili ishte përreth 27 milionë euro. Deri tani Telekomi i Kosovës në mënyrë të dhunshme është detyruar të paguaj mbi 13 milionë euro më tepër, sipas aktvendimit në fjalë plaçkitja e shumës prej 5.7 milionë euro rezulton të jetë një pagesë e tepërt prej mbi 19 milionë euro nga shuma e obliguar sipas vendimit të arbitrazhit,” tha Hana.

Ajo tutje shtoi se ky aktvendim ka elemente të çarta kriminale nëpërmjet të cilës synohet t’i bëjë dëm të pariparueshëm Telekomit të Kosovës. Sipas saj, në rigjykimin e shkallës së dytë, Dardafoni do të detyrohet të kthej Telekomit paratë e tepërta të marra padrejtësisht, por sipas saj do të jetë shumë vonë sepse llogaritë e Dardafonit do të jenë të zbrazura.

Hana: Gjyqtari i rastit në vendimin e tij përpiqet të manipulojë qëndrimin e Telekomit

“Ne jemi të bindur se ky aktvendim përveç që është i jashtëligjshëm, ka edhe elemente të çarta kriminale, nëpërmjet të cilave synohet t’i bëhet një dëm i pariparueshëm Telekomit të Kosovës..3:38 Pikërisht mohimi i ekspertizës financiare nga gjyqtari i rastit është çështja kyçe e kësaj konference të jashtëzakonshme. Gjyqtari i rastit në vendimin e tij përpiqet të manipulojë qëndrimin e Telekomit si kinse “Telekomi po e mohon lartësinë e detyrimit të vendimit të arbitrazhit” kjo s’është aspak e vërtetë dhe mund të vërtetohet në të gjitha shkresat e lëndës..4:35 Në rigjykimin e shkallës së dytë Dardafoni do të detyrohet të kthej Telekomit paratë e tepërta të marra padrejtësisht, por atëherë do të jetë tepër vonë, sepse llogaritë e Dardafonit mund të jenë të zbrazura...6:04 Telekomi i Kosovës kërkon nga të gjitha institucionet relevante që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të parandaluar këtë skemë kriminale që për qëllim ka grabitjen mbi 5.7 milionë euro nga parët publike që i takojnë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës dhe jo këtyre grupeve,” shtoi ajo.

Ndërsa, drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Halil Krasniqi u shpreh se gjyqtari është duke u munduar me çdo kusht të manipulojë edhe opinionin duke thënë që ‘Telekomi po konteston vendimin e arbitrazhit’.

Krasniqi: Gjykatësi i shkallës së parë është munduar me manipuluar në vendim

“Gjykatësi i shkallës së parë është munduar me manipuluar në vendim, Telekomi nuk e vë në pikëpyetje as ekzistimin e as obligimin që del nga arbitrazhi..14:36 Ka kërkuar dëshmi që e kemi paguar shumën dhe e kemi dërguar mbi 13 milionë euro më tepër dhe nuk merr parasysh pagesat...16:06 Kjo është skemë kriminale, gjyqtari është duke u munduar që me çdo kusht të manipulojë edhe opinion duke thënë se Telekomi po konteston vendimin e arbitrazhit”, u shpreh Krasniqi.

Ndërsa, lidhur me këto cilësime të Telekomit, KosovaPress ka tentuar që të marrë qëndrimin edhe të kompanisë “Dardafon/Zmobile”, por që të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin. Po ashtu edhe qasja me zyrtarë nga Gjykata Komerciale ishte e pamundur për shkak se sot ishte festë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat