Osmani: Inovacioni ka një rol përmbajtësor në zhvillimin e vendit, bashkëpunimi me Çekinë e thellon partneritetin tonë

Aktuale

Osmani: Inovacioni ka një rol përmbajtësor në zhvillimin e vendit, bashkëpunimi me Çekinë e thellon partneritetin tonë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 12:37
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në promovimin e një produkti inovativ të kompanisë Gjirafa, nga ku tha se ky produkt është tash “shenjë identifikuese e shtetësisë sonë”.

“Vërtetë kënaqësi për të promovuar një produkt inovativ të kompanisë Gjirafa, që shënon shenjë identifikuese të shttetit tonë. Çdo ditë e më shumë po bëhet imazhi ynë. Gjirafa është një ndër rrëfimet e suksesit që nuk është vetëm e jona. Kjo tregon që Kosova mund të tregojë më shumë se kaq, tha ajo.

Presidentja tha se nga këto do të përfitojë shteti, por edhe se ajo do të ndikojë në jetën e qytetarëve.

“Kosova është e interesuar të lidhet sa më shumë me tregun evropian dhe Carvago është një mundësi e tillë. Është kënaqësi që sot bashkëpunimi me Çekinë e thellon partneritetin tonë, me një shtet që ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, që ka qenë jo vetëm katalizator ekonomik, po edhe katalizator që të rinjtë tanë të ecin lirshëm drejt Evropës”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat