Çka ndodhi dje? Gjinovci: Historikisht Shqipëria mundohet me përfituar në krah të Kosovës

Aktuale

Çka ndodhi dje? Gjinovci: Historikisht Shqipëria mundohet me përfituar në krah të Kosovës

Nga: A.Zh Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:33
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka thënë se historikisht, këngëtarët e Shqipërisë janë munduar të përfitojnë në krah të Kosovës.

Ai ka kritikuar ata, duke thënë se edhe dje në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ndodhi e njëjta gjë, përcjell Bota sot.

Sipas Gjinovcit, të gjitha lëvizjet më të rëndësishme kombëtare, nisin në Kosovë, derisa Shqipëria në disa raste doli në anën e Serbisë.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Mirëmëngjesi kosovarë sovran e t'mosvarun!

A e vrejtët këto këngëtaret e Shqipnisë që ishin munu mi bo do kangë për Kosovën, me demek për pavarësi. Historikisht Shqipnia munohet me dhezë e me përfitu në krah të Kosovës. Krejt luftat e betejat kryesore për çashtjen kombëtare nisin ose zhvillohen në Kosovë. Krejt lëvizjet e randësishme kombëtare nisin në Kosovë. Kur vjen puna pyka me rreh pykën, lufton Kosova. Shqipnia kohë pas kohe vjen në shprehje tu e shfrytëzu Kosovën, si ishte rasti i Procesit të Berlinit, dhe paralelisht me te Open Ballkani, ama fatkeqësisht tu u konë në anën e Serbisë. Ama njëjtë si në muzikë, në gjithçka Kosova i man leksion:

1. shtetbërje - për 16 vjet, Kosova ka demokraci ma të kosnolidume se ata për 100 e fiu vjet.

2. pluralizëm - për 16 vjet shtet Kosova ka nji laramani partish që ia urojnë zgjedhjet e fitume njana tjetrës edhe kur kogja keq e çojnë me njana tjetrën.

3. angazhim qytetar - këtu s'kam nevojë me thon najsen se dihet që Kosova prin në rajon për kulturë protestash.

Nejse, lista mundet me kenë tepër e gatë, kshtu që vazhdone ju kush të doni. Veç dashta me theksu që sikur qato kangtaret që munohen me përfitu në kurriz të Kosovës, qashtu ka përfitu historikisht Shqipnia, fatkeqësisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat