Kurti: Nëse në politikën e Serbisë do të kishte mbizotëruar arsyeja, do ta kishte njohur Kosovën qysh në vitin 2008

Aktuale

Kurti: Nëse në politikën e Serbisë do të kishte mbizotëruar arsyeja, do ta kishte njohur Kosovën qysh në vitin 2008

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:03
Albin Kurti

Në seancën solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë Kosovës kryeministri, Albin Kurti ka thënë se nëse Seria do të ishte nderë për krimet që ka kryer e nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar fryja do ta kishte njohur Kosovën në vitin 2008.

Më tej Kurti ka theksuar se Kosovën e ka pjekut para kohe qëndresa e popullit ndaj valëve të pushtimeve dhe gjenocideve.

“Edhe sot si çdo vit mblidhemi për të uruar ditëlindjen e Kosovës. Me 16 vitet e saj në supe, është shteti më i ri rajon, por me vetëdije të pjekur po aq sa shtetet më të vjetra se ajo. Pavarësia ishte realizim i një aspirate popullore. Kosovën e ka pjekur para kohe qëndresa e popullit tonë ndaj valëve të njëpasnjëshme të pushtimeve dhe gjenocideve. Kosova u bë Republikë në Kaçanik dhe u luftua me pushkë të UÇK-së. Me flijimet që bëri për idenë e Republikës, Kosova fitoi simpatinë e shteteve demokratike që i dolën në krah më 1999”, ka thënë Kurti.

“Më 2008 s’kishte mbetur dilemë te ndërkombëtarët se nëse Republika e Kosovës do të vinte. Por diskutohej të vinte në një trajtë të tillë që ishte e pranueshme edhe për armikun më të madh të saj, shtetin serb, që kishte dashur ta mbyste idenë e shtetit të shqiptarëve. Të gjithë e kemi të qartë se në rast Serbia shtetërore do të ishte ndier sado pak përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë, nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar arsyeja dhe jo revanshizmi shovinist, ajo duhej ta kishte njohur Kosovën qysh më 2008. Kosova garanton të drejtat më të gjera për pakicat në rajonin tonë, posaçërisht te serbët. Shqiptarët në Luginë janë pakica më e diskriminuar në Evropë, që edhe sot po i nënshtrohet spastrimit me të ashtuquajturin pasivizim të adresave. Është për keqardhje që fqinji ynë verior ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe bllokimit të funksionimit të brendshëm të Kosovës dhe njohjeve të jashtme”, ka shtuar Kurti.

Kurti nuk la pa përmendur edhe sulmin terrorist të 24 shatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Në vend të saj, ajo përfaqësoi terrorizmin. Edhe aty dështoi me turp përballë heroizmin dhe profesionalizmit të Policisë sonë. Për mbrojtjen e Republikës sonë nga sulmi i financuar dhe drejtuar nga Serbia, u desh që sërish të jepnim dëshmor. Afrim Bunjaku i shtohet kësaj liste. Lavdi dëshmorëve, Republika nuk ju harron”, ka shtuar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat