Konjufca: 17 Shkurti është ditë frymëzim

Aktuale

Konjufca: 17 Shkurti është ditë frymëzim

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:56
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë , ka thënë se për këtë ditë u deshën sakrifica të mëdha ndër breza.

Ai ka thënë se dita e shpalljes së pavarësisë është frymëzuese dhe për këtë duhet përkulur për të gjitha ata që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

“17 Shkurti është dita e frytëzimit, prandaj duhet të jetë ditë përkuljesh para atyre që dhanë më së shumti. Në themelin e shtetit tonë, qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Ibrahim Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit”, ka thënë Konjufca.

Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara, BE-në për përkrahjen ndaj Kosovës dhe NATO-në për “ndaljen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.

Konjufca tha se mbështetja ndërkombëtare erdhi atëherë kur e panë se jemi të gatshëm të dhëmë jetën për vendin tonë.

Kreu i Kuvendit ka falënderuar të gjitha vendet që kanë njohur shtetit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat