Vokrri: Bislimi nuk ka thënë asgjë të gabuar

Aktuale

Vokrri: Bislimi nuk ka thënë asgjë të gabuar

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 18:28
Arbër Vokrri

Ditë më parë emisari special i BE-së, Mirsolav Lajçak, ka takuar disa organizata joqeveritare serbe të cilat bëjnë pjesë në atë që quhet Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian.

Në lidhje me këtë takim, Lajçakut i ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të cilin e akuzoi për qasje jo të drejtë në dialogun Kosovë – Serbi.

Për reagimet e Bislimit ka folur zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili tha se Bislimi nuk ka thënë asgjë të gabuar teksa sipas tij, do të kishte qenë më e saktë dhe më e ndershme nga ana e Lajçakut, sikur ta përmendte se me kë në të vërtetë është takuar.

“Ka qenë një grup i OJQ-ve serbe, të regjistruara në Kosovë. Por, krerët e të cilave jetojnë në Beograd dhe prezantimi si e ka bërë Lajçaku, pra pa e përmendur këtë fakt, por duke e përdorur një term të përgjithshëm të një organizate më të madhe në të cilën bëjnë pjesë këto OJQ, National Convention for EU, pra Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian”.

“Aty ka një numër të madh të OJQ-ve të shteteve të ndryshme, anëtare dhe jo anëtare të BE-së. Shqetësimi mund të jetë në faktin se ato OJQ janë duke funksionuar si zëdhënëse të regjimit të Beogradit dhe po e përcjellin propagandën e Vuçiqit në instancat më të larta në BE, duke u vënë kështu në një ofensivë kundër shtetit të Kosovës”, tha Vokrri në “Info Magazinë” në Klan Kosova.

Vokrri më tej tha se është punë e Qeverisë së Kosovës që e vërteta të thuhet e të ketë reagim e përgjigje kur sipas tij, padrejtësisht sulmohet Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat