Kurti i flet Komshiqit të Bosnjës për “objektivat” e rregullores së BQK-së në Konferencën e Munihut

Aktuale

Kurti i flet Komshiqit të Bosnjës për “objektivat” e rregullores së BQK-së në Konferencën e Munihut

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 15:11
Kryeministri Albin KurtI dhe

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, në takimet që po i zhvillon në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë.

Bashkë ata diskutuan për zhvillimet e fundit në dy shtetet respektive dhe ndanë këndvështrimet e tyre mbi ato në rajon, me theks në rrafshin e sigurisë.

Kurti foli për temat aktuale, përfshirë Rregulloren e Bankës Qendrore, objektivat e saj dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet për të lehtësuar zbatimin e saj paralelisht me informimin e duhur publik.

“U bisedua për përfitimet nga bashkëpunimi rajonal si dhe sfidat në këtë drejtim. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ratifikimit nga Bosnja dhe Hercegovina të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet dy vendeve”, ka njoftuar ZKM.

Kjo marrëveshje do të lehtësonte rritjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat