​Drejtues të OEGJK-së priten nga Zyra e Kancelarit Gjerman, flasin për bashkëpunim ekonomik

Aktuale

​Drejtues të OEGJK-së priten nga Zyra e Kancelarit Gjerman, flasin për bashkëpunim ekonomik

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 10:32
​Drejtues të OEGJK-së

Një delegacion zyrtar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), udhëhequr nga kryetarja e Bordit, Eriola Bibolli, gjatë një vizite zyrtare në Berlin, janë pritur nga Zyra e Kancelarit Gjerman.

Në njoftim thuhet se delegacioni pati disa takime të rëndësishme gjatë vizitës, me fokus në forcimin e lidhjeve bilaterale dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta përgjatë vitit 2024.

“Gjatë vizitës, anëtarët e delegacionit të KDËV-së kanë zhvilluar takime me: Departamentin për Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar / Zyra e Kancelarit Scholz, Departamentin për Zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore, Turqinë / Ministria Federale për Ekonomi dhe Mbrojtje të Klimës, Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë / DIHK, Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane / Ost-Ausschuss der deutschen Wirtschaft, German Economic Team / Berlin Economics, OASA e.V”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, delegacioni ishte ftuar në pritjen e Vitit të Ri të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, ku fjalë rasti mbajti Ministri Federal i Financave, Christian Lindner. Gjatë pritjes, anëtarët e delegacionit të OEGJK-së kanë pasur takime të vlefshme me biznese gjermane dhe përfaqësuesit e institucioneve gjermane dhe ndërkombëtare.

“Delegacioni i OEGJK-së pati mundësinë të informonte bashkëpunëtorët gjermanë për rolin e OEGJK-së, zhvillimet ekonomike të fundit në vend, dhe nismat e vazhdueshme që synojnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat