Tahiri: Kosova shtet i suksesshëm në planin strategjik

Aktuale

Tahiri: Kosova shtet i suksesshëm në planin strategjik

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 06:30
Edita Tahiri

Ish-veprimtarja dhe politikania, Edita Tahiri, në prag të shënimit të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ka thënë se Kosova në aspektin strategjik është shtet i suksesshëm.

Sipas saj, suksesi i Kosovës është falë përkrahjes së ShBA-së.

Në planin strategjik jemi shtet i suksesshëm, partner perëndimor amerikan. Kosova është shtet i suksesshëm me përkrahje strategjike amerikane”, ka thënë Tahiri.

Tahiri e cila ishte pjesëmarrëse në Konferencën e Rambujes, ka thënë se ka qenë ajo që ka bërë bashkë delegacionin e Kosovës, i cili siç njihej përbëhej nga krahu i luftës së UÇK-së dhe ai politik i kryesuar nga Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat