Beqa: Hera e parë që një lider i Kosovës demantohet nga SHBA

Aktuale

Beqa: Hera e parë që një lider i Kosovës demantohet nga SHBA

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 00:06
Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan për raportet me Qeverinë e Kosovës, ka thënë se është hera e parë që një lider i Kosovës demantohet nga ShBA.

Beqa ka thënë se është shqetësuese se në çfarë situate i ka sjell kjo qeveri raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është hera e parë në Republikën e Kosovës që një lider i Kosovës demantohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Beqa në emisionin “InfoNata".

Sipas tij, Qeveria do të tërhiqet dhe nga vendimi i dinarit ashtu siç ka bërë në të kaluarën me vendime popullsite.

Kryeministri i Kosovës, ishte shprehur se raportet me ShBA-në janë të mira. Deklarata e tij kishte ardhur pas asaj të ndihmëssekretarit amerikan O’Brien se nëse Qeveria e Kosovës nuk e trajton ShBA-në si partnere, atëherë edhe ata do ta shqyrtojnë partneritetin me Qeverinë.

E ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kjo situata me dinarin ka prekur marrëdhëniet dhe çdo deklarim nga eksponentë qeveritarë se çdo gjë është në rregull, nuk është e vërtetë.

“Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohen si partner që ta zgjidhim këtë çështje së bashku, në vend se të ndërmarrin veprime të njëanshme dhe të kundërtën e asaj që kemi kërkuar. Jemi të shqetësuar që Qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e kanë bërë këtë. Çfarëdolloj deklarimi se gjërat janë në rregull dhe se marrëdhëniet tona vazhdojnë, nuk janë të vërteta. Kjo situatë ka prekur partneritetin tonë. Çdo shpjegim tjetër është keqkuptim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat