Ymeri: SHBA-ja e zhgënjyer me Qeverinë, Kurti po s’po e trajton seriozisht interesin e Kosovës

Aktuale

Ymeri: SHBA-ja e zhgënjyer me Qeverinë, Kurti po s’po e trajton seriozisht interesin e Kosovës

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:20
Visar Ymeri

Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje me raportet “e lënduara” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ymeri në “Debat Plus”, tha se adresimi i ambasadorit Jeffrey Hovenier, i cili tha se raportet ShBA-Kosovë nuk janë të mira, është shumë shqetësues dhe se Qeveria nuk po i merr seriozisht sa duhet.

“Më shqetëson si një qeveri që thotë se është serioze mendon që mundet me rrejt në atë mënyrë fëmijëore dhe me fhsheh një të vërtetë për këdo që do me pa. Fakti që ne kritikohemi më së ashpri nga ShBA, jo që nuk po e shqetëson por po mendojnë që me disa fraza bajata, që i kam dëgju duke i përsërit, deputetë e ministra, duke thënë se janë në rregull punët… Mendoj që janë shqetësuese, tregojnë se ma joserziotiet po e trajtojnë interesin Kosovën…”, tha ai.

Ymeri e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po e trajton popullin e Kosovës si injorantë.

“Këta mendojnë që popullit të Kosovës mundesh me ja hedhë me kaq lehtësi. Duhet me u bë e ditur kjo, Personalisht Kurti po ju konsideron injorantë, jo kolektivisht, por secilin prej jush. Secilin prej jush ai po mendon që ju I hani këto fore”, tha ai.

Sipas Ymerit, ShBA-ja po e trajton Shqipërinë si aleaten më të rëndësishme në Ballkan kurse Kosovën po e kritikon dhe po shfaqë zhgënjim ndaj saj.

“Sot ka qenë një ditë e rëndësishme është parë një kontrast i zhvillimeve në rajon. Është parë një pozicion sipëror i Edi Ramës me raportet e ShBA-së, ShBA e konsiderojnë Shqipërinë aleatin më të rëndësishme në Ballkan… Është parë një zhgënjim deri në nervozë me kryeministrin e Kosovës. Është e dëmshme dhe e keqe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat