Ambasadori amerikan vjen me një thirrje për Kosovën, ka të bëjë me dinarin

Aktuale

Ambasadori amerikan vjen me një thirrje për Kosovën, ka të bëjë me dinarin

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 15:13 Përditësuar në ora: 15:32 më 15.02.2024
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier

Hovenier thotë se çështja e dinarit ka prekur partneritetin Kosovë-SHBA

Jeff Hovenier, amabsador i ShBA-së në Kosovë, ka mbajtur një konferencë për medie sot para ambasadës së ShBA-së në Prishtinë. Në këtë konferencë, Hovenier ka folur për çështjen e ndalimit të dinarit serb nga ana e BQK-së.

Ambasadori amerikan ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës në lidhje me qëndrimet e James O’Brien, ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit. Më saktë, ambasadori Hovenier i komentoi deklaratën e kryeminsitrit Albin Kurti dhe ministrit Hekuran Murati, ndonëse nuk i përmendi me emër të përveçëm.

Sipas Hovenierit, marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Kosovës tashmë janë ndikuar nga çështja e ndalimit të dinarit.

“Jam i shqetësuar që ka deklarata pas kësaj interviste të O’Brien, që sugjerojnë që marrëdhënia mes Kosovoës dhe ShBA-së nuk është prekur dhe se nuk do të preket nga kjo situatë, më duhet të jem i qartë që kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kjo nuk është situata.” – tha ai.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA-së është e përkushtuar që të mbështes popullin e Kosovës.

Pavarësisht mospajtimeve me Qeverinë, ai ka thënë se të shtunën do të jetë i pranishëm në ceremoninë për të festuar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“SHBA përkushtohet për popullin e Kosovës dhe jemi plotësisht të përkushtuar. Dhe të shtunën do të festojmë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe gjithsesi se do të jemi i pranishëm për të festuar atë që kemi arritur se bashku. Por, kjo nënvizon prapë atë se sa problematik është ky moment. Pra, Qeveria duket se nuk po punon në partneritet me neve. Pra duan të shmangim gjera të tilla që të ndodhin në të ardhmen”, ka thënë diplomati amerikan.

Ambasadori amerikan është pyetur edhe pasojat e mundshme ndaj Kosovës, nëse Qeveria nuk reflekton ndaj kërkesës së SHBA-së për të pezullua rregulloren e re të BQK-së.

“Kjo na bëhet shpesh si pyetje. Është bërë e njëjta gjë edhe në Departamentin e Shteti. Dhe është thënë se nuk jemi në pozitën për të folur për ndonjë masë specifike dhe këtë mund ta them edhe unë. Por po them prapë, siç e ka thënë z. O`Brien, ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohet si partnerë që ta zgjidhim këtë çështje se bashku në vend se të marr veprime të njëanshme”, është shprehur ai.

Ndryshe dje kryeministri Kurti u pyet nëse janë prekur marrëdhëniet me ShBA-në, duke u përgjigjur në mënyrë të vetëvendosur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“A po rrezikohet partneriteti me Amerikën?” – ishte pyetja e një gazetari drejtuar Kurtit dje.

“Nuk po rrezikohet, nuk po rrezikohet” – ishte përgjigja e Kurtit.

Tutje, Kurti vlerësoi se ShBA-ja është aleat i Kosovës.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm si ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unw si kryeministër i Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja.” – tha Kurti tutje.

Kurti tha se s’janë prekur marrëdhëniet me ShBA-në, Hovenier: Kjo thjesht s’është e vërtetë

Jeff Hovenier, amabsador i ShBA-së në Kosovë, ka mbajtur një konferencë për medie sot para ambasadës së ShBA-së në Prishtinë. Në këtë konferencë, Hovenier ka folur për çështjen e ndalimit të dinarit serb nga ana e BQK-së.

Ambasadori amerikan ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës në lidhje me qëndrimet e James O’Brien, ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit. Më saktë, ambasadori Hovenier i komentoi deklaratën e kryeminsitrit Albin Kurti dhe ministrit Hekuran Murati, ndonëse nuk i përmendi me emër të përveçëm.

Sipas Hovenierit, marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Kosovës tashmë janë ndikuar nga çështja e ndalimit të dinarit.

“Jam i shqetësuar që ka deklarata pas kësaj interviste të O’Brien, që sugjerojnë që marrëdhënia mes Kosovoës dhe ShBA-së nuk është prekur dhe se nuk do të preken nga kjo situatë, më duhet të jem i qartë që kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kjo nuk është situata.” – tha ai.

---------

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në konferencën për media sot ka përsëritur thirrjen që Kosova ta shtyjë vendimin për dinarin, rregullore kjo e marrë nga Banka Qendrore e Kosovës.

“Mesazhet e mia ishin të qarta. Ne nuk po sfidojmë institucionet e Kosovës, por po i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të shtyjë vendimin”, tha mes tjerash ambasadori Hovenier.

Hovenieri ka bërë thirrje edhe për përqendrim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Hovenier, në konferencë, ka përmendur edhe thirrjen e para disa ditëve të ndihmës sekretarit të Shtetit, James O’Brien.

“O’Brien ia bëri të qartë qëndrimin tonë edhe kryeministrit Kurti”, tha ai.

Hovenier, edhe më herët është deklaruar se pavarësisht se vendimi për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin vetëm të valutës euro për pagesa në Kosovë është marrë më 27 dhjetor 2023, por u kumtua në janar të këtij viti, Washingtoni nuk ka qenë i informuar paraprakisht për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat