Manxhuka i del në mbrojtje Mihalit, ia qet videon deputetes së PDK-së ku thotë “mshele ti”

Aktuale

Manxhuka i del në mbrojtje Mihalit, ia qet videon deputetes së PDK-së ku thotë “mshele ti”

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 14:21
Arlind Manxhuka

Ashtu edhe siç pritej, eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur t’i dalin në mbrojtje zyrtares së kësaj partie, Dejona Mihali, pasi kjo u përmend sot në Kuvendin e Kosovës.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i partisë, ka publikuar videon ku deputetja e PDK-së, Floreta Zejnullahut, në fund të fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës, i drejtohet dikujt nga VV-ja me fjalët “veç mshele ti”.

“Pasi foli për biografinë e Dejona Mihalit, kjo është pjesa më përmbajtësore e fjalës së deputetes në fund.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, Zejnullahu në fjalën e saj përmendi zyrtaren e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke thënë se deputetët e partisë në pushtet i nënshtrohen asaj.

“Mua më vjen keq që ju si deputet të pozitës që keni marrë besim nga qytetarët, inënshtroheni diktatit të Dëejona Mihalit, jeni shndërruar në përfaqësues të Dejonës.” – ka thënë Zejnullahu mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat