“Këtë e presin qytetarët”, Haxhiu kërkon nga deputetët të përkrahin reformën për Vettingun

Aktuale

“Këtë e presin qytetarët”, Haxhiu kërkon nga deputetët të përkrahin reformën për Vettingun

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:44
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përkrahin reformën e Vettingut në sistemin e drejtësisë, duke thënë se kjo është ajo çka presin qytetarët nga deputetët.

Ajo tha se Vettingu në sistemin e drejtësisë ka qenë një nga zotimet kryesore të partisë së saj para qytetarëve të Kosovës dhe tha se gjatë gjithë kësaj kohe “jemi ballafaquar me sfida të ndryshme e tendenca të vazhdueshme për të penguar një reformë të rëndësishme”.

Ministrja Haxhiu tha se sot s’do të flasë për problemet në sistemin e drejtësisë sepse ato tashmë dihen edhe nga qytetarët e Kosovës.

tha ajo në foltoren e Kuvendit. “Ato i gjejmë në raporte vendore dhe ndërkombëtare, por edhe i ndiejmë në përditshmërinë tonë. Po e ritheksoj që Vettingu në sistemin e drejtësisë është çelësi që Kosova të jetë shtet i së drejtës. Vettingu është kushti që sistemi i drejtësisë apo në sistemin e drejtësisë të kemi prokurorë me integritet të lartë moral, por edhe profesional. Vettingu është rruga përmes së cilës mund të sigurohemi që gjykatat dhe prokuroritë veprojnë vetëm në përputhje me mandatin e tyre kushtetues dhe me mandatin e tyre ligjor, të pandikuar nga askush. Nga asnjë individ kushdo qoftë ai, grupet e interesit po ashtu apo pushtetet që vijnë e shkojnë. Vettingu është mundësia për ta kthyer besimin e qytetarëve në inst e drejtësisë dhe për ta zhvilluar vendin si brenda ashtu edhe jashtë. Prandaj, ju ftoj që të jemi të unifikuar për këtë reformë dhe të kontribuoni që këto amendamente kushteuese të kalojnë. Kjo është në fakt ajo që qytetarët presin nga Kuvendi i Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat