Të gjitha OJQ-të kundër Duda Baljes për shkak të qasjes ndaj LGBTI+-së, asaj nuk i bëhet vonë për shkarkimin

Aktuale

Të gjitha OJQ-të kundër Duda Baljes për shkak të qasjes ndaj LGBTI+-së, asaj nuk i bëhet vonë për shkarkimin

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:14
Duda Balje

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendit të Kosovës, Duda Baljes, nuk po i bëhet vonë për mundësinë e shkarkimit nga kjo pozitë, ku 55 Organizata Jo qeveritare po kërkojnë shkarkimin e saj për shkak të qasjes së deputetes ndaj komunitetit LGBTI+.

Ajo në një bisedë me Infokus ka deklaruar që nuk ka E problem nëse kryetari i Kuvendin Glauk Konjufca vendos për shkarkimin e saj derisa ka theksuar që nuk do të ndryshojë mendim asnjëherë.

“Po nuk kam çka me ba, ata kanë të drejtë me e ba këtë kërkesë, letër kanë drejtu tek kryetari por mu nëse duhet me barazu pozitën me mendimin që unë e kam kurrë nuk do të barazohet, unë nuk e ndryshoj mendimin edhe me këtë pozitë edhe pa këtë pozitë edhe jo vetëm në komision për të drejtat e njeriut por unë nuk e përkrahë kodin civil. Jam shumë krenare me punën e komisionit dhe komisoni i ka edhe disa deputetë të tjerë që nuk kanë votu edhe unë nuk votova edhe deputetja Albana edhe Labinota, shumë deputetë brenda në komisionin për të drejtat nuk kanë votu për kodin civil, por unë flas për veten unë mendimin nuk e ndryshoj, edhe nëse kryetari Glauku vendos që une si kryetare për këtë komision kam votu në Kuvend tash le të respekton procedurën, nëse kryetari vendos që unë me shku prej kësaj pozite për mua nuk është asnjë problem unë shkoj por nuk e ndryshoj mendimin”, ka deklaruar Balje.

Ndryshe ajo ka theksuar që Kodi Civil nuk do të votohet në këtë mandat, edhe nëse ajo është apo nuk është kryetare e komisionit.

“Po se unë jam kryetare e komisionit ata kanë të drejtë me bo këtë por nuk e di qysh mundet me përfundu sepse në secilin komision nuk ishin shumica prej krejt deputetëve tu e përkrah këtë dmth ne kemi të drejtë unë kam të drejtë për mendimin e lirë pavarëisht a jam kryetare apo nuk jam kryetare në këtë komision. Nëse ata kanë të drejtë me lut çka janë tu lut na si deputet kemi drejtë me mendu lirshëm, mendimi i deputetit është i lirë asnjë organizata asnjë komunitet nuk munden me ndryshu këto, na jemi deputet dhe unë nuk e votoj. Në këtë mandat nuk besoj që kalon sepse nuk kanë vota”, ka deklaruar tutje Balje.

Ndryshe Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR, ka njoftuar përsëri se 55 OJQ në vendin tonë i janë drejtuar me një letër publike kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke kërkuar shkarkimin e deputeteve Duda Balje dhe Labinotë Demi Murtezi, për siç thuhet aty gjuhën shpifëse dhe urrjetjes ndaj personave LGBTIQ+ dhe shfaqjen e qëndrimeve homofobe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Kërkesat tona janë të thjeshta dhe të qarta: HOMOFOBET S’KANË VEND N’KUVEND!. Duda Balje, në deklaratat e saj publike, ka mbetur e palëkundur në qëndrimin e saj diskriminues ndaj personave LGBTIQ+. Duke përdorur argumentin e “mendimit personal,” ajo ka injoruar faktin se funksionet publike, veçanërisht ato në fushën e të drejtave të njeriut, duhet të kujdesen për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të çdo individi, pavarësisht orientimit seksual apo çfarëdo përkatësie tjetër”, thuhet në letrën e tyre.

Ndryshe këto organazata i janë drejtuar edhe me thirrjen “HOMOFOBET S’KANË VEND N’KUVEND!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat