Gërvalla udhëton drejt Gjermanisë, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë

Aktuale

Gërvalla udhëton drejt Gjermanisë, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:36
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është nisur drejt Gjermanisë.

Ajo do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila mbahet për tri ditë radhazi në Mynih.

“Në margjinat e kësaj konference, e cila mbledh çdo vit përfaqësuesit më të lartë të shteteve dhe ekspertët e sigurisë, Gërvalla përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile, mediave”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Në njoftim thuhet se Konferenca e Mynihit, si një prej ngjarjeve më të mëdha rreth sigurisë për rendin global, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit, është një mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet, për të diskutuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, politikat dhe veprimet që duhet ndërmarrë si dhe koordinimin me shtetet aleate në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat