“Edhe shtëpinë ja dha Kurtit, le të vjen me jetu, mos të jetojë me qira” - Mërgimtari i gatshëm ta mirëpresë në shtëpinë e tij kryeministrin

Aktuale

“Edhe shtëpinë ja dha Kurtit, le të vjen me jetu, mos të jetojë me qira” - Mërgimtari i gatshëm ta mirëpresë në shtëpinë e tij kryeministrin

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 19:49
Sabahudin Uka

Sot është zbuluar shtatorja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fshatin Peran të Podujevës. Shtatorja është zbuluar në oborrin e mërgimtarit nga Spanja, të cilit i kushtoi afër 50 mijë euro.

Për këtë llapjan, Albin Kurti është “shpresa e fundit”.

Andaj, Sabahudin Uka, thotë që vendosi shtatoren e kryeministrit në oborr.

E krejt kjo, mërgimtarit i kushtoi afër 50 mijë euro, madje ai ka një ofertë për kryeministrin.

Fjalë të mira patën edhe bashkëfshatarët tjerë.

Madje njëri prej tyre tha se për kryeministrin është në gjendje të japë edhe jetën.

Uka premtoi që së shpejti do të ketë edhe shtatoren e ish-presidentit Ibrahim Rugovës dhe Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

"Edhe shtëpinë ja dha Kurtit, le të vjen me jetu qetu, mos të jeton me qera" , shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat