Ish-zv.ministri vlerëson se plani i BQK-së është pranim i kërkesave të partnerëve

Aktuale

Ish-zv.ministri vlerëson se plani i BQK-së është pranim i kërkesave të partnerëve

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:59
BQK

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, vlerëson se plani i veprimit 10 pikësh i publikuar nga BQK për çështjen e dinarit serb është një plotësim i kërkesës së ndërkombëtarëve.

Madje ai këtë e arsyeton tek fikatini se sipas BQK-së nuk do të ketë ndëshkueshmëri për qytetarët serb për një periudhë së paku tre muaj.

“Unë po besoj që megjithatë është pranuar kërkesa e faktorit ndërkombëtar në një pikë që nu është shumë e dukshme por ne njohësit e sigurisë e kuptojë që është “mos ndëshkimi”. Kjo nënkupton që nuk do të ketë ndëshkime për ata qytetarë që nuk e respektojnë rregulloren dhe kjo nuk e bënë obligative zbatimin”, ka thënë ai në Ditari.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Hoxha ka thënë se ky plan i BQK-së është i mirë, por i vonuar dhe erdhi pasi Kosova u kritikua edhe në Këshillimit e Sigurimit në OKB.

BE e SHBA kanë kërkuar shtyrje të zbatimit të kësaj rregullore deri në 4 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat