Ish diplomati serb: Vizita e Blinken në Shqipëri, porosi Beogradit dhe Prishtinës për fillimin e zbatimit të marrëveshjeve

Aktuale

Ish diplomati serb: Vizita e Blinken në Shqipëri, porosi Beogradit dhe Prishtinës për fillimin e zbatimit të marrëveshjeve

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 13:21
Ivan Vujaçiç

Ish ambasadori i Serbisë në ShBA Ivan Vujaçiç duke komentuar vizitën  e sekretarit shtetëror amerikan Blinken në Shqipëri theksoi se “Uashingtoni dëshiron të tregojë rajonit se Shqipëria ka përparuar më së shumti në rrugën e integrimit, ndërsa Beogradit dhe Prishtinës i sjell porosinë se duhet të nisin zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ish diplomati Vujaçiç parasheh se sekretari amerikan Blinken do të lus kryeministrin e Shqipërisë Rama të ndikoj në atë drejtim tel presidenti i Serbisë Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Kurti.

“Blinken vjen në Shqipëri sepse Shqipëria është vend i NATO-së dhe kandidat për BE, nuk ka probleme të theksuara me tjerët dhe as probleme të brendshme” tha Vujaçiç, duke shtuar se ka mospajtime por më të vogla se të vendeve tjera në rajon.

Sipas tij “amerikanët duan të konfirmojnë partneritetin me Shqipërinë, nga ana tjetër të tregojnë rajonit se Shqipëria ka bërë përparimin më të madh drejt integrimeve euro-atlantike dhe potenciale në BE. Pasi nëse BE përcaktohet të pranoj shpejtë një vend, do shikoj letrat dhe e sheh se Shqipëria është vendi me problemet më vogla dhe dëshirën më të madhe për integrim dhe kjo është mbështetje nga ShBA e Shqipërisë në atë drejtim” tha ai.

Në pyetjen se çfarë porosi mund të priten për Beogradin dhe Prishtinën nga Tirana, Vujaçiç thotë se “ajo ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes së arritur vitin e shkuar në Ohër”.

“Një nga gjërat që mund të dal nga vizita e Blinken është se ai nuk do biseda me asnjërën palë pa nisur zbatimi i marrëveshjes, kjo do ketë ndikim edhe tek Kurti edhe tek Vuçiç që të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, pasi sipas amerikanëve të dytë janë fajtor” tha Vujaçiç.

“Kurti për shkak asociacionit e Vuçiç për rastin Banja, gjë që e ka hidhëruar shumë Uashingtonin dhe për këtë vetë Blinken e kishte thirr Vuçiçin, andaj porosia është zbatimi i marrëveshjes dhe këtu ai do kërkoj Ramës që të veproj tek njëri edhe tjetri” tha ai.

Sipas Vujaçiç ShBA e sheh Kurtin pjesërisht si problem, pasi të jetë kaq afër Kosovës edhe mos të e vizitojë sipas njoftimeve nga Departamenti, ai tha se ata e shohin Kurtin pjesë të problemit.

“Ata konsiderojnë se Kurti nuk është konstruktiv, as në KS të OKB nuk ka kaluar mirë, më keq bile se që ka pritur, ku ju bë e ditur se nuk janë të kënaqur me raportin ndaj serbëve të Kosovës dhe obligimeve” tha ish diplomati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat