Gazetarja dhe artistja ukrainase, Liudmyla Makei ka gati dy vjet që po qëndron në Kosovë. Ajo ishte gazetarja e parë ukrainase që u strehua në Kosovë pasi Rusia nisi luftën ndaj vendit të tyre.
Në përvjetorin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, Liudmyla Makei do ta zhvillojë një aktivitet me fëmijë.
Ajo do të mbajë një ‘master class’, për të pikturuar me fëmijët.
"Fëmijët dhe të pranishmit e tjerë do të kenë mundësinë “të zhyten në botën magjike të vizatimit dhe do të krijojnë një projekt të përbashkët ukrainas-kosovar”, sipas njoftimit.
Ngjarja mbahet të shtunën më 17 shkurt nga ora 12:00 në galerinë/kafenenë “KultPlus” në lagjen Ulpiana.