Shkodra: Grafitet dhe fletushkat, mobilizim i serbëve në veri

Aktuale

Shkodra: Grafitet dhe fletushkat, mobilizim i serbëve në veri

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 00:02
Selam Shkodra

Ish-zëvendësi i ministrisë së Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, tha se grafitët dhe fletushkat janë mobilizim i serbëve në veri, dhe se kjo mund të jetë si rezultat i zhvillimeve të fundit sikur se nxjerrjen e dinarit nga tregu në Kosovë.

“Kjo është në funksion të mobilizimit të popullatës, se si organizohen ata dhe çfarë kanë për qëllim ata unë nuk mund ta di, por fakti që janë këto lloj afishe domethënë flet për diçka që po përgatitet atje, se si mund të reagojnë ata mund ta dinë vetëm institucionet e sigurisë dhe i madhi Zot, unë nuk jam pjesë e institucioneve dhe nuk e di, por supozoj se këto janë metoda ku ka ndodh në të kaluarën ku ka pasur edhe hapa që janë ndjekur më pas”, u shpreh ai.

Shkodra tutje në Edicionin Special tha se beson që KFORI është më i informuar se të gjitha institucionet e tjera, dhe se ka kapacitete dhe beson se i ka identifikuar deri më tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat