Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.
Diplomati amerikan i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga vendimi për dinarin.
Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se me shtyrjen e afatit për tre muaj Qeveria e Kosovës tashmë është tërhequr për vendimin për dinarin.
Ai ka pas kritikat edhe për ministrat e Qeverisë Kurti të cilët sipas tij, nuk po i respektojnë ligjet e Kosovës.
“Problemi është pse po këqkuptohen veprimet e Qeverisë në veri. Ti po thua po dua ta vendos rëndin dhe ligjin, ndërsa në anën tjetër, ministrat e Qeverisë Kurti e shkelin ligjin që në zyrën e tyre. Qysh don me na bindë Xhelal Sveçla se në veri dëshiron të shtrijë rëndin dhe ligjin, kur në zyrën e tij e mban flamurin e Shqipërisë e që është në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë Spahiu.