Këta janë dy të dyshuarit që ranë në pranga për vrasjen në tentativë te ‘Rent a Car Galaktika’

Aktuale

Këta janë dy të dyshuarit që ranë në pranga për vrasjen në tentativë te ‘Rent a Car Galaktika’

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Media sot raportoi për një incident që ka ndodhur mbrëmë në kompaninë ‘Rent a Car Galaktika’ në Prizren, ku dy persona janë therur me thikë, njëri prej të cilëve punëtor. Lidhur me rastin tani më janë arrestuar dy persona, të cilët ndodhen në masën e ndalimit policor.

Media mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Gëzim Kastrati dhe Argëtim Kasolli.

Sipas burimeve, e gjithë përleshja ka nisur si pasojë e një konflikti për qiradhënien e një veture, që eskaloi më pas në përdorimin e mjetit të mprehtë nga Kasolli i cili dyshohet se theri me thikë dy viktimat.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se punëtori i kompanisë dhe miku i tij janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të plagëve serioze.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që vepra të rikualifikohet nga ‘Lëndim i rëndë trupor’ në ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sinjali ka kontaktuar kompaninë “Rent a Car Galaktika”, por personi që është përgjigjur në numrin e tyre kontaktues ka refuzuar të deklarohet lidhur me incidentin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat