​Sigurimet Shëndetësore, Tahiri: Do krijojmë një konsensus ndërpartiak për kalimin e Ligjit

Aktuale

​Sigurimet Shëndetësore, Tahiri: Do krijojmë një konsensus ndërpartiak për kalimin e Ligjit

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 17:16
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të punohet me seriozitet për të gjetur konsensus ndërpartiak për sigurimet shëndetësore.

Tahiri ka thënë se gati katër vjet po bëhen ndërsa kjo qeveri nuk po e bjen në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

"Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.

Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin. Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak", ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat