Protesta e serbëve në veri/ Ramadani: A u inkurajua Lista Serbe me buxhet të Kosovës?

Aktuale

Protesta e serbëve në veri/ Ramadani: A u inkurajua Lista Serbe me buxhet të Kosovës?

Nga: A.SH Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 19:27
Protesta në veri

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i AKI-së, përmes një postimi ka thënë se Lista Serbia në 2024 organizoi dy aktivitete të mëdha: Peticionin për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri dhe Protestën në Mitrovicë të Veriut.

Ai ngirt hipotezën se a u inkurajua Lista Serbe me buxhet të Kosovës

Postimi i plotë:

A u inkurajua Lista Serbe me buxhet të Kosovës?

Lista Serbe - që nga ndarja e buxhetit për të më 12 janar 2024 - organzoi praktikisht dy aktivitete të mëdha:

1. Peticionin për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri;

2. Protestën në Mitrovicë të Veriut.

Mos të përmendim komunikatat për media dhe letrat dërguar ambasadave të huaja.

Dhe…një heshtje misterioze nga institucionet e Kosovës!

Pyetja në këtë heshtje të mistershme të institucioneve është:

• A u inkurajua Lista Serbe me 360.000 euro nga Kosova?

Paraprakisht,

Më 26 shtator 2023, Lista Serbe shpalli 3 ditë zie për paramilitarët që sulmuan në Banjskë. Zhvilloi homazhe publike për këta paramilitarë e terroristë dhe urdhëroi zbritjen e flamurit serb në gjysëm-shtizë në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovës.

Po atë ditë, Qeveria e Kosovës/Ministri i Punëve të Brendshme konstatoi se Lista Serbe me Serbinë kanë autorësinë e sulmit në Banjskë.

Por, më pas, pa fije logjike as ligjore dhe as patriotike, më 12 janar 2024, KQZ ia ndau 360.000 euro të buxhetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat