​Policia tregon numrin e pjesëmarrësve në protestën e serbëve në veri

Aktuale

​Policia tregon numrin e pjesëmarrësve në protestën e serbëve në veri

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 14:53
Pamje nga protesta

Policia e Kosovës ka njoftuar se me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës së mbajtur sot në shesh të Mitrovicës.

Policia tha se siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, protesta ka qenë e paralajmëruar nga organizatori, e që në këtë rast ka qenë shoqata e pensionistëve si dhe parimisht ishte marrë pëlqimi nga autoritetet komunale për shfrytëzimin e hapësirës publike.

“Policia e Kosovës çdo herë ka njohur dhe njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 1.800 persona, përfshirë ata të cilët nga rajone të ndryshme kanë ardhur në formë të organizuar me autobus e vetura, ka përfunduar në ora 12:30 dhe ka kaluar e qetë pa ndonjë incident”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat