Plani për atentat ndaj Kurtit, eksperti: Po tentojnë të përçajnë komunitetin shqiptar!

Aktuale

Plani për atentat ndaj Kurtit, eksperti: Po tentojnë të përçajnë komunitetin shqiptar!

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 12:44
Albin Kurti

Eksperti i Sigurisë Drizan Shala ka folur në lidhje me kërcënimin që i është bërë kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti, pak ditë më parë siç raportuan mediat vendase.

Ai theksoi se po tentojnë të fusin një përçarje mes komunitetit shqiptar.

Sipas tij Kosova duhet të tregohet e kujdesshme se më kë ulet në tavolinë.

“Policia maqedonase dhe shërbimet nuk korrospondojnë njëra me tjetrën. Ka kërcënime të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Hajradinaj, kryetarë të LDK-së dhe kjo si rezultat i asaj lufte që çdokush po tenton që të futet një përçarje mes komunitetit shqiptar. Jemi në një situatë që duhet të jemi të kujdesshëm se kush po na ofrohet në tavolinë për të kuptuar qëllimet” tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat