“Dështojnë përpjekjet për atentat”, Gjinovci tregon me përqindje sa ka shkuar përkrahja për Kurtin: Na morët n’qafë

Aktuale

“Dështojnë përpjekjet për atentat”, Gjinovci tregon me përqindje sa ka shkuar përkrahja për Kurtin: Na morët n’qafë

Nga: A.Zh Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:49
Rron Gjinovci, Albin Kurti

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka thënë se përkrahja për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka shkuar në 70%.

Ky deklarim i tij, vjen pas planeve për atentat ndaj Kurtit, i cili dje ishte për një vizitë në Shkup, përcjell Bota sot.

“Dështojnë përpjekjet për atentat. Kurti +5%.

O shkoi te 70-shi, nalnu se na murrt n'qafë”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu deklaroi dje se kërcënimet ndaj Kurtit lidhen me Beogradin.

“Kryeministri Kurti ka qëndruar në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmë fillimisht pati një darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropianë (PSE). Pastaj në mëngjes ishte i pranishëm në takimin rajonal pikërisht me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, tha ai.

Tutje, Kryeziu shtoi se nervoza në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj kryeministrit.

“Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndier i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij”, pohoi ai.

Vet Kurti ka thënë se nuk është ndier i rrezikuar në Shkup, përkundër se ka mësuar se ka shumë kërcënime për të./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat