​Kostina: Kosova po sfidohet nga propaganda serbe, sikurse Ukraina nga ajo ruse

Aktuale

​Kostina: Kosova po sfidohet nga propaganda serbe, sikurse Ukraina nga ajo ruse

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 11:18
Natalia Kostina

Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, vlerëson se Kosova ka problem me propagandën serbe, njëjtë sikurse Ukraina që sfidohet me propagandën ruse.

Në një intervistë për Kp, Kostina thotë se për shkak të luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, 16 gazetarë ukrainas kanë mbetur të vdekur derisa ishin në krye të detyrës.

Kostina: Ukraina dhe Kosova kanë disa sfida të përbashkëta

“Është një diversitet shumë i madh, sepse ne kemi disa sfida të përbashkëta, ndoshta financat, besimin, etj. Ne kemi nivele absolutisht të ndryshme të sfidave të tilla si dezinformimi”, deklaron Kostina.

Kostina konsideron se sa i përket dezinformatave dhe propagandës, ruse shteti saj është vendi kryesor në rajon.

Kostina: Në Kosovë keni sfida të ngjashme por me disa akterë të tjerë

“Është një periudhë e vështirë. Unë mendoj se të gjithë në Ukrainë theksojnë pas gati dy vitesh luftë, por sa për mediat, ato janë vërtet shumë profesionale në rastin e propagandës ruse. Ukraina me të vërtetë do e sjellë në gjykatë. Dhe unë mendoj se do të jetë një përvojë e tillë dhe pasi një vend tjetër mund ta përdorë ndoshta. Pra, mendoj se në luftimin e dezinformatave ne jemi në një vend kryesor në rajon, por kryesisht në lidhje me propagandën ruse. Mendoj se në Kosovë keni sfida të ngjashme por me disa akterë të tjerë”, potencon Kostina.

Duke folur për sfidat që janë ballafaquar gazetarët gjatë raportimit, Kostina thotë se 16 gazetarë ukrainas janë vrarë në luftë për shkak të përgjegjësisë profesionale, disa civilë, dhe tjerët sepse shërbenin në ushtri.

Kostina: 16 gazetarë ukrainas janë vrarë në luftë për shkak të përgjegjësisë profesionale

“Raporti i fundit i sindikatës sonë kombëtare të gazetarëve... Pothuajse 80 gazetarë të vrarë në Ukrainë, 16 për shkak të përgjegjësisë profesionale, disa civilë, dhe tjerët sepse shërbenin në ushtri. Pra, në fillim të luftës, ndoshta shumica e gazetarëve, dua të them, gazetarët aktivë vendosën të shkojnë në luftë si ushtarë. Sepse ata vendosën se është më e rëndësishme të mbrohesh me armë sesa të mbrohesh me fjalë”, thotë ajo.

Sipas saj, të gjithë njerëzit ende vuajnë në të njëjtin nivel nga lufta që është zhvilluar aty.

Kostina: Është ende sikur të gjithë njerëzit e Ukrainës, dua të them se vuajnë në të njëjtin nivel

“Nuk është një lloj kategorie njerëzish që kishin disa preferenca. Është ende sikur të gjithë njerëzit e Ukrainës, dua të them se vuajnë në të njëjtin nivel”, përfundon Kostina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat