Xhaferi thotë që Kurti nuk e telefonoi për ta uruar: Më përgëzoi përmes Facebook-ut

Aktuale

Xhaferi thotë që Kurti nuk e telefonoi për ta uruar: Më përgëzoi përmes Facebook-ut

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 10:37
Talat Xhaferi dhe Albin Kurti

Talat Xhaferi, politikan i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka telefonuar me rastin e votimit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për DW, Xhaferi ka treguar se Kurti e ka përgëzuar vetëm përmes Facebook-ut.

“Unë nuk i shoh gjërat kështu. Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka zgjedhur të më përgëzojë përmes Facebook-ut, ndaj nuk ka arsye që unë t'i lidh marrëdhëniet ndërpartiake me marrëdhëniet ndër-institucionale. Janë dy gjëra të ndryshme” – tha ai, ndër të tjera.

Ndërsa DW e pyeti Xhaferi nëse Kurti “Nuk ju është lajmëruar personalisht në telefon që t'iu urojë?”

“Nuk më ka marrë në telefon, ai ka zgjedhur këtë mënyrë komunikimi.” – u përgjigj Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat