Elshani jep sqarime për arrestimin e një serbi në Jarinje

Aktuale

Elshani jep sqarime për arrestimin e një serbi në Jarinje

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 17:29
Veton Elshani

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri, ka folur për arrestimin e një serbi me nënshtetësi kosovare në pikën kufitare të Jarinjës.

Elshani theksoi se personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ka bërë fotografim të paautorizuar.

“E vërteta është që personi ka qenë nën dyshimin për fotografim të paautorizuar, ka qenë i vendosur në stoplistë dhe është ndaluar në hyrje në Jarinjë duke hyrë nga Serbia në drejtim të Kosovës, pasi që është ndaluar ai është sjellë në stacionin policor në jug të Mitrovicës për intervistim. Aty është intervistuar dhe para një ore ai është liruar”, ka thënë ai.

Elshani po ashtu potencoi se ai kishte qenë i vendour në stoplistë, për atë arsye edhe u arrestua.

“Me siguri ai ka qenë i vendosur më herët në stoplistë, kështu që ka qenë i identifikuar më herët mirëpo në momentin që ne kemi hasur në të e kemi ndaluar dhe e kemi sjellë në stacion policor për intervistim që do të thotë se ky person ka qenë në interes për policinë e Kosovës për me u intervistu në lidhje për fotografim të paautorizuar”, ka vijuar ai.

Të gjitha procedurat sipas Elshanit janë kryer sipas ligjit dhe nuk ka pasur diçka tjetër për të theksuar në lidhje me këtë rast.

“Ne mund ta konfrimojmë që personi i arrestuar është shtetas kosovar i nacionalitetit serb, ndërsa nëse është pjestarë i xhandarmërisë serbë apo jo, ne nuk mundemi me konfirmu edhe me ditë për arsyje se nuk është dhe nuk ka të bëjë me shtetin tonë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat