Kurti: Qytetarët serbë mund t’i mbajnë dinarët, por pagesat bëhen vetëm me euro

Aktuale

Kurti: Qytetarët serbë mund t’i mbajnë dinarët, por pagesat bëhen vetëm me euro

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 23:38
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij përmbyllëse në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, ka përsëritur qëndrimin se rregullorja e BQK-së nuk është kundër qytetarëve serbë.

Por, ai ka thënë se valuta e vetme e vlefshme për pagesë është euro.

“Dinari nuk është ndalë në Kosovë, qytetarët serbë mund t’i mbajnë ato, por vetëm euro është mjet pagese. Kemi ndarë ndihma, subvencione dhe asnjë qytetar serb nuk i ka refuzuar ato”, tha Kurti.

Ai tha se nuk është kundër serbëve të Kosovës, sepse ka miq nga ta, duke theksuar se do të flasë me serbët e Kosovës edhe në gjuhën serbe, që ata ta kuptojnë më mirë vendimin.

“Do të bëjë më shumë komunikim me qytetarët do të flas edhe në serbisht që të më kuptojnë më mirë, sepse ne qe kemi qenë të shtypur e dimë serbishten”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat