Miftaraj: Vuçiq është shkelësi më i madh i të drejtave dhe lirive të serbëve në Kosovë

Aktuale

Miftaraj: Vuçiq është shkelësi më i madh i të drejtave dhe lirive të serbëve në Kosovë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 23:26
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka komentuar seancën e sotme në Këshill të Sigurimit në OKB, ku do të përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Me anë të një postimi në Facebook, Mitfaraj ka thënë se presidenti serb është shkelësi më i madh i drejtave të serbëve.

“Shkelësi më i madh i të drejtave dhe lirive të serbëve të Republikës së Kosovës, është Aleksander Vuciq dhe regjimi i tij në Beograd.

E rëndë me pa një mashtrues të tillë të shitet si viktimë para Këshillit të Sigurimit të OKB!”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat