Kurti: Serbia ka urdhëruar, planifikuar, kryer vrasje, tortura, përdhunime e gjenocid në Bosnje e Kosovë

Aktuale

Kurti: Serbia ka urdhëruar, planifikuar, kryer vrasje, tortura, përdhunime e gjenocid në Bosnje e Kosovë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:25
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se është një ironi e thellë pretendimet e Vuçiqit për persekutim të serbëve në Kosovë, nga një vend që ka kryer persekutime në fund të shekullit 20-të.

“Serbia ka urdhëruar, planifikuar, kryr vrasje, tortura, përdhunime e gjenocid në Bosnje e Kosovë”, tha Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se këtë muaj kanë nisur projektin për lehtësim në punësim për banorët në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

“Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik ndaj komunitetit serb është gënjeshtër, gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata publike ndërkombëtare”, deklaroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat