Kurti: Qytetarët në veri të Kosovës kërcënohen çdo ditë nga grupet e armatosura

Aktuale

Kurti: Qytetarët në veri të Kosovës kërcënohen çdo ditë nga grupet e armatosura

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:18
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në seancën e OKB-së për rregulloren që ndalon qarkullimin e dinarit serb më Kosovë.

Sipas tij, kjo rregullore nuk e ndalon Serbinë t’i ndihmojë qytetarët serbë në Kosovë. Kurti në fjalimin e tij tha se çdo gjë e deklaruar kundër kësaj është propagandë.

“Rregullorja nuk bënë asgjë e as nuk e ndalon Qeverinë e Serbisë për asnjë lloj ndihme për serbët e Kosovës. Çfarëdo sugjerimi i kundërt nuk është asgjë tjetër përveç propagandës dhe nxitje të urrejtjes ndër etnike. Nuk ndalon trasferet e parave nga Serbia”, tha ai.

Ai tha se ky vendim është bërë për të ndaluar financimin e grupeve terroriste që kërcënojë qytetarët serbë në Kosovë.

“Rregullorja e BQK-së nuk përpiqet të dëmtojë asnjë grup të qytetarëve, por të mbrojë të gjithë qytetarët, nga kërcënimi i krimit të organizuar trafikimit të armëve dhe pastrimit të parave. Gjitha këto aktivitete mbështeten nga lufta ndaj grupeve kriminale që marrin para nga kufiri me Serbi.Qytetarët në veri të Kosovës që shumica janë serbë, kërcënohen çdo ditë nga grupet e armatosura nga kufiri me Serbinë”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat