Ish-kryediplomatja: Kosova duhet të veprojë si një kufi i perëndimit ndaj ndikimit rus

Aktuale

Ish-kryediplomatja: Kosova duhet të veprojë si një kufi i perëndimit ndaj ndikimit rus

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 18:42
Melisa Haradinaj-Stublla

Kosova duhet të veprojë si një kufi i perëndimit me ndikimin rus dhe duhet të veprojmë si pjesë e perëndimit, ka pohuar ish-kryediplomatja kosovare, Melisa Haradinaj-Stublla.

Kështu deklaroi ish-kryediplomatja gjersa po komentonte kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku në disa dispozita parashihet ndalimi i dinarit serb.

“Mendoj që kryeministri Kurti dhe kjo qeveri mendojnë koordinimi e konsultimi e dobësojnë sovranitetin. Nuk është jo e vërtetë. Ne e shohim aleancën veriatlantike NATO-n, është tërësisht  e bazuar në aleanca. E aq më shumë pas luftës në Ukrainë, kur kemi një ndikim të theksuar, jo vetëm dezinformues të Rusisë dhe aleatëve të saj, por, sidomos, në epiqendër të dezinformimit dhe luftës hibride në Serbi.

Atëherë, patjetër duhet të veprojmë si një kufi i perëndimit ndaj ndikimit rus. Siç është Kosova, siç është kufiri Kosovë-Serbi. Prandaj nuk do të duhet të jemi pengesë dhe do të duhej të ndërveprojmë dhe të veprojmë si pjesë e perëndimit, si pjesë vendimtare, sepse jemi në kufi me ndikim rus”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Ajo ka theksuar se përkrahja e partnerëve të Kosovës ka filluar të zvogëlohet në arenën ndërkombëtare.

“Ne kemi parë, evokimi dhe përkrahja ndërkombëtare është zvogëluar. Nuk kemi asnjë anëtarësim a një njohje, asnjë zhvillim substancial që e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës… nuk kemi ndërveprim institucional me aleatët”, ka shtuar ish-kryediplomatja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat