Tahiri, qeverisë për sigurimet shëndetësore dhe pensionistët: Reflektoni, është viti i fundit

Aktuale

Tahiri, qeverisë për sigurimet shëndetësore dhe pensionistët: Reflektoni, është viti i fundit

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 11:40
Shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për mos-sjelljen e ligjit për sigurime shëndetësore.

Siç tha ai, që tre vjet nuk ka ardhë ky ligj.

Pse që tre vjet nuk vjen sigurimi shëndetësor dhe pse nuk është në diskutim? Për tre vjet nuk keni arrit me e sjell ligjin për sigurime shëndetësore”, tha ai.

Tahiri poashtu përmendi kategoritë sociale, me theks të veçantë, pensionistët.

“Dje Shemsedin Dreshaj ka dorëzuar ankesën tek Avokati i Popullit. Qysh mundeni me iu dalë pensionistëve përpara. E dini mirë çka keni fol për ata, çfarë premtime iu keni dhënë, asgjë. Reflektoni edhe pse është vitit i fundit”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat